21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mbi 800 mijë euro subvencionim për projektet kulturore

MKRS-objektiMbi 800 mijë euro është shuma që sivjet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë për projekte kulturore nga konkursi vjetor. Për dallim nga viti i kaluar, mbështetja rritet për rreth 200 mijë euro.

Në këtë konkurs, në të gjitha kategoritë kanë aplikuar mbi 500 projekte prej të cilave janë përkrahur financiarisht rreth 300.

Kjo gjë ka ndikuar edhe në rritjen e mbështetjes për ngjarje kulturore tradicionale në Kosovë, që tashmë kanë krijuar edhe një imazh të rëndësishëm ndërkombëtar. Kështu në projektet që lidhen me fushën e kinematografisë shuma totale e subvencionimit për projekte të ndryshme është rreth 130 mijë euro, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Kulturës.

Festivalit të filmit dokumentar ‘DOKU Fest’-i janë ndarë 20 mijë euro, për dallim nga 15 mijë që i ishin ndarë vitin e kaluar. 22 mijë euro janë ndarë Festivalit të Filmit ‘PriFilm Fest’, nga 20 mijë sa i ishin ndarë vitin e kaluar.

Për festivalin ‘Skena UP’, 15 mijë euro, ‘ShqipFilmFest’ me 10 mijë euro dhe ‘Nine Eleven’ me 10 mijë euro.

Në projektet që lidhen me fushën teatrore në vend, MKRS ka ndarë mbi 144 mijë euro 120 mijë euro për projekte të ndryshme. Në këtë rrafsh hyjnë edhe ndarja e një buxheti prej 10 mijë eurove për shtatë teatrot e qyteteve në vend, si dhe për Teatrin ODA. Për Festivalin ‘Etno Fest’ janë ndarë ndërkaq 15 mijë euro.

Në fushën e arteve vizuale janë mbështetur projekte që në tërësi kapin vlerën prej rreth 104 mijë eurove, në mesin e të cilave janë përkrahur me dhjetëra ekspozita personale, programi vjetor i Qendrës për Art Bashkëkohor ‘Stacion’ me 9 mijë euro, projektet e studentëve të Fakultetit të Arteve me 5 mijë euro, etj.

Mbi 64 mijë euro ndërkaq janë ndarë për projekte të ndryshme që ndërlidhen me promovimin kulturor. Disa nga to janë, mbështetja e PEN Qendrës për aktivitetet vjetore me shumë prej 10 mijë euro, Lojërat tradicionale ‘Álbaniada’ me 10 mijë euro, etj.

Në kategorinë e projekteve letrare janë ndarë mbi 70 mijë euro. Në këtë mes, 10 mijë euro i janë ndarë si buxhet për veprimtarinë vjetore Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e ndërkaq 15 mijë euro Shoqatës së Botuesve të Kosovës për veprimtarinë vjetore ku hyn Panairi i Librit në Prishtinë, Panairi në Frankfurt dhe ai në Tiranë.

Bazuar në Ligjin për Bibliotekat, MKRS ka ndarë mjete për pasurimin fondit të librave edhe për bibliotekat komunale. Në këtë rast, 30 mijë euro për pasurimin e fondit të librave për bibliotekat komunale të Mitrovicës, Gjakovës, Pejës, Kamenicës, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Skenderajt, Junikut, Podujevës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Obiliqit, Vushtrrisë, Lipjanit, Fushë Kosovës, Suharekës, Istogut, Drenasit si dhe Bibliotekës së të verbërve “Syri Ynë” në Prishtinë. Kjo përkrahje financiare për bibliotekat komunale është krahas mbështetjes që ato do të marrin sërish përmes konkursit për blerjen e librave, që është shpallur javë më parë.

Për promovimin e diversitetit kulturor, me saktë për mbështetje të projekteve kulturore të komuniteteve pakicë, MKRS nga konkursi ka ndarë rreth 80 mijë euro për projekte të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Vitin e kaluar ishin ndarë rreth 50 mijë euro.

Në kategorinë e arteve muzikore janë ndarë mbi 160 mijë euro. Me 7 mijë euro MKRS ka mbështetur Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës, për veprimtarinë vjetore. Ndërkaq festivalet tradicionale janë mbështetur edhe këtë vit. Kështu, Festivali ‘ReMusica’ është mbështetur me 9 mijë euro, ‘Kosova Kamer Fest’ me 9 mijë euro, Festivali ‘Chopin PianoFest’ me 9 mijë euro, ‘Kosovarja Këndon’ me 7 mijë euro, etj. Rëndësi i është dhënë edhe mbështetjes së festivaleve të muzikës folklorike si ‘Hasi Jehon’, ‘Anadrinia Jehon’, ‘I këndojmë Lirisë’ dhe ‘Rapsodia Shqiptare’ që janë mbështetur me nga 4 mijë euro.

Më Shumë

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Lajmet e Fundit