7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Jashari: Nisim grevën në fund të marsit nëse nuk hartohet ligji i ri për paga

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka paralajmëruar grevë në fund të marsit ose në fillim të prillit nëse kërkesa e tyre drejtuar qeverisë nuk realizohen. Madje ai thotë se këto paralajmërime ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci mos t’i merr si kërcënime e shantazhe.

Në një prononcim për Insajderin, Jashari shtoi se ai i ka dhënë ultimatum Qeverisë deri në fund të muajit mars që të hartojnë ligjin e ri për paga.

Ai tha se nëse nuk ka rezultate deri atëherë do të pasojë greva.

“Ne javën e kaluar u takuam me ministrin Sveçla, ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e kemi konsideruar se më në fund u thye akulli i barrierave që krijonte Qeveria në mungesë të dialogut me sindikatat dhe arritja tjetër që konsideruam se ministri Sveçla premtoi që në fund të shkurtit komisioni i formuar nga ekspertët do ta hartoj versionin e parë të ligjit të pagave, komplet i ri

Sipas Jasharit, ministri Sveçla u ka premtuar se do të ua dërgoj versionin final të ligjit për paga para se ta dërgoj për votim në qeveri.

“Jemi marr vesh që në mars të ketë debate dhe ministri Sveçla na ka thënë fjalën se versionin final nuk do ta dorëzojnë në qeveri për votim pa u marrë vesh me sindikatat. Nëse nuk realizohet ky premtim, në prill mund të priten edhe vendime për grevë nëse nuk do të realizone premtime e dhëna nga qeveria”.

Jashari ka dhe një mesazh për ministren Arbërie Nagavci.

“Nuk është mirë që zonja Nagavci sa herë pyet nga mediat për grevat e konsideron si shantazh e kërcënim. Nuk bëjmë shantazh as kërcënime por ne po i paralajmërojmë më kohë duke pas qëllimin e vetëm që qeveria ta mbaj fjalën e vet”, thotë Jashari

Më Shumë

Lajmet e Fundit