-0.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Jashari: Nuk e di arsyen pse kryeministri e presidentja nuk erdhën, pyetini ata

MuratJashari5-29Sot në ditën e gjashtë vjetorit të pavarësisë, familja Jashari, ka pritur shumë qytetarë por edhe përfaqësues të institucioneve, partive politike, komunave dhe shumë të tjerë.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, tha se është një ditë e veçantë për popullin e Kosovës, për faktin se Kosova është një vend i lirë dhe kjo falë sakrificave të mëdha të cilat kanë bërë nëpër dekada dhe shekuj.

“Është një ditë e veçantë për ti kujtuar të gjithë ata që dhanë gjakun, djersën dhe mundin e tyre për të arritur deri te kjo ditë. Është një kënaqësi e madhe kur sheh popullin duke festuar dhe duke u ndjerë të lumtur, pasi nuk është kohë e largët kur populli ka derdhur lot dhe gjak dhe ka vuajtur nga pushtuesi”, tha Jashari.

Ndërsa duke komentuar mos vizitën e kryeministrit dhe presidentes në familjen Jashari ai tha se familja e tyre ka hapur dyert për të gjithë ata që janë të interesuar ta vizitojnë familjen Jashari.

“Nuk i di arsyet, besoj se përgjigjen më të mirë dhe më të saktë mund të ua japin ata vet”, tha Jashari.

Më Shumë

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Isni Kilaj, i cili u lirua ditë më parë nga burgimi në Hagë me kushtin e...

Qytetarja nga Prizreni ktheu paratë e humbura në polici

Një qytetare nga Prizreni ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në Parkun e Marashit këtë mëngjes. Pa hezituar, ajo ka njoftuar Policinë dhe...

Lajmet e Fundit