Javën e ardhshme “ringjallet” iniciativa për rrëzimin e Speciales

Kryesia e Kuvendit pritet të vendosë në pjesën e parë të javës së ardhshme rreth iniciativës së deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ani se kjo çështje nuk figuron në rendin e ditës, shkruan sot Koha Ditore.

Rrezikun për “ringjalljen” e iniciativës e kanë nuhatur ndërkombëtarët, të cilët të premten kanë shtuar presionin kundër një vendimmarrjeje të tillë.

Përpos takimeve që diplomatë të akredituar në Prishtinë kanë zhvilluar me përfaqësues institucionalë dhe me lidershipin e partive, ata kanë rikujtuar, të premten, edhe rreziqet me të cilat do të përballet Kosova në rast se rrëzohet Specialja.

Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, e cila ende është pezull në Kuvend, përbën “shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj”, thuhet në një deklaratë që gjatë ditës e kanë lëshuar përfaqësuesja e posaçme e BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë..

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit