5.8 C
Prizren
E premte, 7 Tetor, 2022

Bytyqi shkarkon anëtarët e MASHT-it në Bordin Drejtues të UP-së

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se ka shkarkuar katër anëtarët e MASHT-it në Bordin e UP-së.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha për KALLXO.com se ka shkarkuar katër anëtarët e kësaj ministrie në Bordin e Universitetit të Prishtinës.

“Po, janë shkarku vetëm anëtarët e Bordit të UP-së që emërohen nga MASHT-i, ndërsa për anëtarë tjerë të emëruar nga Universiteti vendosin ata”, tha ministri Shyqiri Bytyqi.

Ministria e Arsimit i kishte emëruar anëtarët e saj në Bordin e UP-së në shkurt të vitit 2016.

Anëtarë të këtij bordi nga MASHT-i ishin emëruar atëherë Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

Edhe kryetari i Bordit Drejtues të Universitetit të Prishtinës emërohet nga MASHT-i, prandaj edhe ai është shkarkuar.

Kryetar i Bordit Drejtues të UP-së deri tash ishte Ismet Salihu.

Së fundi ministri Shyqiri Bytyqi nuk ishte pajtuar me uljen e vlerës së bursave për studentët e UP-së nga 600 në 500 euro, ndërsa Këshilli Drejtues i Universitetit vendosi që të kthejë shumën e bursave në vlerën e 600 eurove, ashtu si ishte edhe vitin e kaluar.

Bordi Drejtues i UP-së përveç katër anëtarëve të emëruar nga MASHT-i, i ka edhe pesë anëtarë të emëruar nga Universiteti.

Më Shumë

Mustaine synon të shkruajë prapë me Hetfieldin

Vokalisti i bendit Megadeth, Dave Mustaine, ka sugjeruar që jo vetëm që do të donte të shkruante bashkë me James Hetfield e Metallica prapë,...

Këshilli i Prindërve – qeverisë: Ekzekutoni pagat për mësimdhënësit

Këshilli i Prindërve të Kosovës i ka bërë thirrje institucioneve të qeverisë së Kosovës që të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve...

Lajmet e Fundit