16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

A jemi mësuar me infuzione ndërkombëtare

znun rusiShkruan: Zenun Rusi

Lexuesi i vemendshem është gjetur para nje kaosi te vertete informativ, bombardimit të përditshem për zgjidhjen e krizës politike të krijuar nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, kryesisht nga portalet të cilat po i grryej ashtat e subjekteve politike. Këto portale që nga ky ngërç nuk ka pasur çaste të cilat nuk kanë dhënë dezinformata ne lidhje me koalicionet dhe thyerjet e BLLOK-ut.

Por skena politike ndoshta ose e paaftë për gjetjen e zgjidhjes, ose nga lakmia për pushtet, herë PDK-ja e herë VLAN-i ja hudhin topin njëra tjetrës, siç duket lideret tanë janë mësuar për infuzione nderkombëtare, ndoshta jo për flakaresha. Nderkaq , populli i sterlodhur nga varfëria dhe problemet me të cilat përballet çdo ditë, qofshin ato reale apo artificiale mashtrohet ne vazhdimesi dhe iu beson të gjithëve.

Pra, është një sakrificë që nuk bëhet për të miren e atij që e bënë sakrificën por për të mirën e atyre që aspak nuk sakrifikohen por perfitojnë nga të sakrifikuarit, në shumë mënyra! Tani prap ka paralajmrime që populli të bëj zgjidhje duke u thirrur VV që ta qesë popullin në rrugë që me anë të demostratave ti formojnë istitucionet. Deri kur nuk do ta lënë popullin e qetë me ato hallet e veta që i ka?

Një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës ishin kritikë në kohën kur emri i Presidentës së Kosovës doli nga ambasada e SHBA-ve dhe e mori bekimin e Parlamentit të Kosovës, të gjithë atëherë kritikonim, se pse ndërhynë ndërkombëtaret. Tani po e shofim se pa ndërhyrje nga ndërkombëtaret ne nuk mund të dalim nga kriza politike institucionale.

Askush prej subjekteve politike as PDK-ja që tani po bëhet bllokuese e procesit përmes Florës, por as partit e koalicionit VLAN që tani veçse janë pajtuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuse që do ta votojnë Kryeparlamentarin i cili vjen nga radhët e PDK-së, mos të mundohen të ja hudhin përgjegjësinë për këtë bllokadë njëra-tjerës. Që të gjithë janë fajtorë për këtë gjendje që e kanë sjellur vendin, si në opinionet ndërkombëtarë si para popullit. Fajet më së shumti i ka populli, ky që po ju jep forcë përmes votës.

Më Shumë

Kanosi dhe fyu policët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Në...

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Lajmet e Fundit