11.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

“Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojë 20 shtëpi për familjet skamnore të Kërçovës

Në një takim me afaristët e Kërçovës, ku mori pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, udhëheqësi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, bëri me dije se gjatë vitit që vjen në Maqedoninë e Veriut do të ndërtohen 85 objekte banimi, nga të cilat 20 shtëpi do t’u ndahen familjeve skamnore të Kërçovës.

Në kuadër të aksioneve të shumta humanitare gjatë 13 viteve të funksionimit, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, për familjet në nevojë nga të gjitha trojet shqiptare, ka ndërtuar 1 mijë e 500 objekte banimi, ndërsa projekti i planifikuar për ndërtimin e 85 shtëpive në Maqedoninë e Veriut, që ndodhet në fazën e realizimit, kap vlerën investuese prej 2 milion Eurosh, tha humanisti Halil Kastrati, i cili me këtë rast i shprehu mirënjohje liderit të BDI-së Ali Ahmeti, aktivistit Shkodran Halili dhe afaristëve të komunës së Kërçovës, për mbështetjen që ato e japin në ndërtimin e 20 objekteve të banimit, të planifikuara për familjet skamnore të kësaj ane.

Të pranishmit i përshëndeti edhe aktivisti i njohur kërçovar Shkodran Alili, i cili në emër të shoqatës humanitare “Berza”, u ndau mirënjohje të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në aksionet humanitare të realizuara gjatë vitit 2022.

Më Shumë

Laurinë Gashi renditet e 5-ta në Sofia European Open 2026

Xhudistja Laurinë Gashi në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Sofiia Hrechka nga Ukraina. Në të dytën ajo mposhti me Ippon, Francine Echevarria...

Xheladini: Nis vlerësimi në terren i dëmeve në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe...

Lajmet e Fundit