11.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Shtator, 2024

Thaçi e bën FAK, Forcën e Sigurisë

FSK12-16Kryeministri Hashim Thaçi, të hënën e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Aty ai ka folur për të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për transformimin e Ministrisë së FSK-së. Për të parën ka thënë se do të shndërrohet në Forcën e Armatosur të Kosovës, ndërsa për të dytën ka paralajmëruar se do të bëhet Ministri e Mbrojtjes. Thaçi ka theksuar se gjatë procesit dyvjeçar të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës është bërë hulumtimi i thellë i të gjitha aspekteve të sigurisë, për të identifikuar nevojat reale të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

E gjithë kjo, sipas tij, për të krijuar një sektor efektiv, efikas dhe i bashkërenduar në përballimin e nevojave të sigurisë në vend, i cili do të garantonte marrjen e përgjegjësive për sigurinë e vendit tonë; vazhdimin e integrimit euroatlantik të strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës; dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“Duke potencuar se ky është një projekt gjithëpërfshirës dhe transparent, i bërë me investim të konsiderueshëm të kohës dhe burimeve të institucioneve tona dhe të partnerëve ndërkombëtarë, kryeministri Thaçi ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kosovës se bazuar në konkluzionet e procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë ka marrë vendim që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe rrjedhimisht të ndryshojë misionin, detyrat, strukturën dhe madhësinë, si dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Ministria e Mbrojtjes së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës

Më Shumë

Stinë e bukur për lulet

Enver Sulaj Endesh gëzueshëm pllajave të blerta pa kuptuar dredhinë e magjisë së shtirur që të varet në buzë si re e tërbuar në qiellin pafund. Është stinë e...

Kryetari i Prizrenit dhe përfaqësuesi i SHBA-së diskutuan për projektin “Student Venture Fund”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në një takim njoftues dhe mirëseardhës Jeffrey Bargiel, përfaqësues i programit YTILI të Departamentit të Shtetit...

Lajmet e Fundit