Johnny Depp bëhet gangster

Filmi i shumë pritur i aktorit hollivudian, Johnny Depp ku ai luan rolin e një bossi gangster, do të dalë shumë shpejt në kinematë botërore.

Me titulli “Black Mass”, filmi bazohet në një histori të vërtetë dhe është frymëzuar nga libri me po të njëjtin titull.

Depp në këtë film vjen ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim tek Piratët e Karaibeve, Eduard Duargërshëra, Willy Wonka, etj.

Ai do të luajë rolin e Whtiney Bulgar, gangsterit famëkeq të Bostonit, i cili u mor në mbrojtjen e FBI për vite me radhë pasi u bë një person që jepte informacion për të tjerët.

“Black Mass” do të dalë në kinematë amerikane në 18 shtator dhe në ato britanike në 13 nëntor, të këtij viti.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit