Kënga e re pa Zayn Malik

One Direction kanë publikuar mëngjesin e sotëm këngën e parë, që pas largimit të Zayn Malik nga grupi.

4 djemtë kanë surprizuar fansat me lajmin se tashmë në iTunes mund të gjendet kënga e tyre më e re që mban titullin “Drag Me Down”.

“Një pjesë e surprizës. Dëgjoni këngën tonë të re. Titullohet “Drag Me Down dhe unë shpresoj se ju do ta dashuroni atë ashtu si edhe ne”, ka shkruar 21 – vjeçari, Liam Payne në llogarinë e tij në Twitter.

Edhe Niall Horan ka lajmëruar ndjekësit e shumtë nëpërmjet rrjetit social duke thënë: “Më në fund mund ta themi! Unë kam pritur gjatë, por tani kënga jonë është realizuar”.

Djemtë e grupin kanë deklaruar se për këtë projekt kanë punuar jashtëzakonisht shumë. Kjo është kënga e parë për albumin e tyre të pestë, i cili pritet të dalë në treg në nëntor.

Një ditë më parë mediat rozë publikuan edhe lajmin se ish – pjesëtari i One Direction, Zayn Malik firmosi kontratën me “RCA Records” duke filluar kështu zyrtarisht karrierën si solist.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit