10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Joshua bën paralajmërimin e radhës për Wilderin (VIDEO)

Anthony Joshua është i bindur se duelin e radhës do ta zhvillojë ndaj Deontay Wilder, një përballje mes dy boksierëve kampione bote në peshat e rënda.

Ndaj dhe britaniku ka deklaruar sot se ka nisur stërvitjen për t’u përballur me rivalin amerikan, të dy të pamposhtur në ring.

Joshua, 21 fitore e asnjë humbje, mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder (40 fitore e asnjë humbje), mban titullin e kategorisë WBC, çka do të thotë që përballja mes tyre do të unifikonte në një boksier të vetëm titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Bisedimet mes palëve kanë kohë që kanë nisur, madje kanë qarkulluar edhe ofertat e para, por ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të zhvillohet sfida, që këtë vit, apo në vitin 2019.

Por fakti që Joshua shprehet se ka nisur të përgatitet për duelin me Wilder lë të shpresosh se kjo sfidë mund të organizohet që këtë vit, në gjysmën e dytë të 2018-ës. “Kam nisur të përgatitem pikërisht për duelin ndaj Wilder.

Natyrisht që kam edhe opsione të tjera, si Povetkin, por nuk jam i interesuar për to. Tani për tani në mendjen time është vetëm Wilder, ndaj po përgatitem për t’u përballur me të”, tha Joshua.

“Përballja me Wilder do të jetë sfida ime e radhës, të paktën shpresoj. Unë jam gati, përmbusha detyrimin tim për t’u përballur me Joseph Parker, ndihem në formë dhe tani jam gati për të kaluar edhe pengesën e fundit, që është Deontay Wilder. Ne jemi në procesin e bisedimeve, të shkëmbimit të ofertave, për të gjetur më të mirën e mundshme për të dy. Madje mund të them që tani jemi duke diskutuar detajet”, u shpreh Anthony Joshua.

.

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Muhamed Thaçi: Besoj se Ylli fiton në fund, e mposht në finale Trepçën

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë me një këmbë në finalen e basketbollit kosovar pasi kanë krijuar avantazh prej 2-0 në ndeshjet gjysmëfinale ndaj...

Lajmet e Fundit