10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Joshua e Wilder të gatshëm për t’u përballur

Deontay Wilder ka pranuar ftesën e Anthony Joshuas për një duel për titullin e kampionit të botës në boks.

Joshua e ftoi amerikanin pasi mposhti Joseph Parkerin të shtunën për të fituar edhe titullin WBO.

Wilder, që ka titullin WBC, shfrytëzoi rrjetet sociale për të pranuar sfidën e Joshuas.

“Çfarë vjedhje, wow. Joseph Parker punë e mrekullueshme vëlla, mos kërko falje për asgjë, je kampion i vërtetë. Anthony Joshua unë pranoj 100 për qind”, ka shkruar Wilder në Instagram.

Joshua pasi fitoi meçin e 21-të deklaroi se “do ta gjuajë jashtë ringut Wilderin”. Ai po ashtu tha se edhe Tyson Fury është një boksier të cilin do ta donte ta kishte përballë në meçin e ardhshëm.

Më Shumë

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është realizuar një kontroll i detajuar i një automjeti, pas selektimit për verifikim rutinor nga zyrtarët doganorë. "Pas...

Liria fiton dhe mban hapin me kreun

Liria shënoi fitore të rëndësishme 3:0 ndaj Vjosës në kuadër të Ligës së Parë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren. Pjesa...

Lajmet e Fundit