4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Joshua nuk do të ndeshet me Wilderin, mediat zbulojnë kundërshtarin e tij

Anthony Joshua nuk do të ndeshet me Deontay Wilder, por me Dillian Whyte, bëjnë të ditur mediat në Angli.

Sipas The Times, kundërshtari i kampionit të peshave të rënda në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO, do të duelojë me Dillian Whyte, përcjell Insporti.

Wilder do të ishte një meç i profilit më të lartë, por sipas The Times, kjo ndeshej mund të mos organizohet me kohë.

Andaj, me shumë gjasë Whyte do të jetë kundërshtari i radhës i Joshuas, të cilin e kishte rrahur në dhjetor të vitit 2015.

Kurse, promotori Eddie Hearn pas triumfit të Joshuas ndaj Povetkinit bëri të ditur se nëse nuk është Deontay Wilder, atëherë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas do të jetë Dillian Whyte.

Wilder do të boksojë me Tyson Furyn, në dhjetor të këtij viti, për titullin e WBC në peshat e rënda.

Më Shumë

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

Lajmet e Fundit