18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Jurgen Klopp nuk do të marrë drejtimin e Bayern Munich

Agjenti i Jurgen Klopp ka insistuar se gjermani nuk do të bëhet trajneri i ri i Bayern Munich-ut në fund të sezonit 2023-24.

Koha e Thomas Tuchel si menaxher në “Allianz Arena” do të përfundojë këtë verë, me të dyja palët që vendosën të ndahen pasi të ketë përfunduar sezoni aktual.

Ndërkohë, Klopp po largohet nga Liverpool këtë verë dhe ka pasur sugjerime se 56-vjeçari mund të jetë në lojë për të zëvendësuar Tuchel-in. Megjithatë, Marc Kosicke, i cili është agjenti i Klopp, ka insistuar se trajneri aktual i Liverpool-it do të ketë 12 muaj pushim nga puna pasi të ketë mbaruar ky sezon.

“Jurgen Klopp nuk do të drejtojë asnjë klub apo ekip kombëtar për një vit pas këtij sezoni aktual. Kjo mbetet e pandryshuar”, konfirmoi Kosicke për “Sky Deutschland”.

Klopp e filloi karrierën e tij profesionale me Mainz 05 në Gjermani, duke kaluar shtatë vjet në krye përpara se të bënte lëvizjen te Borussia Dortmund, ku pati sukses të madh.

Trajneri fitoi dy tituj të Bundesliga-s, një Kupë të Gjermanisë dhe dy Superkupa të Gjermanisë gjatë kohës së tij te BVB, përveç arritjes në finalen e Champions League në 2012-13.

Klopp më pas u transferua te Liverpool në tetor 2015, dhe ai ka fituar Premier League, FA Cup, EFL Cup, Community Shield, Champions League, UEFA Super Cup dhe Kupën e Botës për Klube gjatë kohës së tij në “Anfield”.

Bayern po përballet me përfundimin e këtij sezoni pa trofe, pasi ka tetë pikë prapa liderit të Bundesliga-s, Bayer Leverkusen, është eliminuar nga Kupa, humbi finalen e Superkupës dhe ata humbën me Lazio-n 1-0 në ndeshjen e 1/16-ës në Champions League.

Klopp nuk do të lëvizë në “Allianz Arena” këtë verë, megjithatë, trajneri i Leverkusen-it, Xabi Alonso, thuhet se është objektivi numër një i klubit.

Spanjolli kërkohet edhe nga Liverpool si zëvendësues i Klopp, ndërsa Barcelona do të jetë një tjetër klub i madh evropian në treg për një trajner të ri këtë verë, pasi Xavi përgatitet të largohet.

Ka pasur pretendime se Klopp do të marrë vendin e punës në Kombëtaren e Gjermanisë kur të kthehet në futboll, por një raport i fundit pohoi se ai në vend të kësaj i ka sytë te Real Madrid ose Barcelona.

Real Madrid aktualisht ka Carlo Ancelotti-n në krye, me italianin së fundmi që ka firmosur një kontratë të re deri në qershor 2026, kështu që është e vështirë të imagjinohet se ai pozicion do të hapet verën e ardhshme.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Totaj merr pjesë në dëgjimet publike në disa fshatra për buxhetin e vitit 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit ka  marrë pjesë dje në dëgjimet publike në disa fshatra  për...

Spanja triumfon në FIBA 3×3 Women’s Series

Spanja është triumfuese e FIBA 3x3 Women’s Series, që u zhvillua në Prishtinë më 18/19 korrik. Në këtë event morën pjesë tetë shtete, ndër to...

Lajmet e Fundit