Juristët evropianë trajtojnë paqartësitë rreth Gjykatës Speciale

Gjykata-qekiqiZyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të cilët do të duhej t’i dërgonin në Kuvendin e Kosovës aktet e nevojshme juridike për hapjen e Gjykatës Speciale, kanë bërë të ditur se nuk ka ndonjë zhvillim konkret në këtë drejtim.

Ndërkohë, vetë procesi është i rrethuar ende me dilema të shumta, që preokupojnë ekspertët juridikë evropianë për shkak të implikimeve të shumta ligjore që ka krijimi i këtij mekanizmi të veçantë gjyqësor, që sipas paralajmërimeve pritet të jetë i vendosur në Holandë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas burimeve të gazetës dilemat kryesore kanë të bëjnë me statutin e Gjykatës, respektivisht nëse do të jetë vendore apo ndërkombëtare dhe ekspertët përkatës janë duke shqyrtuar mundësitë për eliminimin e barrierave juridike, si në raport me legjislacionin e Kosovës, vendit pritës, ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Mirëpo, ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuqi përmes një sms-je ka bërë të ditur se ende nuk ka asgjë konkrete rreth ligjit apo statutit të Gjykatës Speciale.

Gazeta ka kontaktuar edhe ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Robert Bosch, i cili përmes një emaili ka bërë të ditur se “nuk është i përfshirë në këtë çështje” dhe ka sugjeruar që të kontaktohen autoritetet qeveritare të Holandës.

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit