Ministria e Jashtme, pa listë të saktë të vendeve që e kanë njohur Kosovën

Ministria-jashtmeMinistria e Punëve të Jashtme ka hyrë në vitin 2015 pa një listë të saktë me numrin e shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës.

Kjo paqartësi po vazhdon të përcillet nga viti në vit, derisa për numrin e njohjeve qeveria vazhdon të tregojë vetëm në deklarata publike, pa ofruar listën e plotë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas faqes zyrtare të MPJ-së që tani udhëhiqet nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, Kosovën deri më tani e kanë njohur 96 shtete, derisa publikisht thuhet se ky numër ka shkuar në 108. Paqartësitë rreth njohjeve, zyrtarë të Ministrisë i kanë arsyetuar me ridizajnimin e faqes, të cilën patën thënë se do ta bëjnë qysh në shkurt të vitit të kaluar.

Ndërkaq, sipas opozitës, kjo dëshmon joseriozitetin e Qeverisë karshi shteteve që kanë vendosur të kenë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Zyrtarisht në faqen e MPJ-së vazhdojnë të figurojnë shtete për të cilat nuk ka nota verbale, ndërsa janë injoruar vendet që kanë konfirmuar njohjet. Muajin shkurt e kanë përmendur edhe tani zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kur janë pyetur për paqartësitë rreth njohjeve

Më Shumë

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit