Juventusi harron Icardin, zbulohet dëshira e Sarrit për sulmin

Emri i Mauro Icardit qarkullon prej kohësh si një ndër objektivat kryesorë të Juventusit për repartin e sulmit. Argjentinasi pëlqehet nga drejtuesit, ndërsa Maurizio Sarri ka një tjetër preferencë. Sportmediaset raporton se ai është Arkadiusz Milik.

Trajneri i bardhezinjve ka punuar te Napoli me sulmuesin polak dhe karakteristikat e tij i cilëson të duhurat për futbollin që dëshiron të praktikojë. Sarri e preferon 26-vjeçarin para Icardit dhe Juventusi ka nisur të studiojë terrenin.

Negociatat me agjentin e Milik kanë nisur mbarë, sulmuesi është entuziast për t’u transferuar në Torino dhe tani duhet gjetur akordi me Napolin. Kontrata e Milik me nënkampionët përfundon në verën e vitit të ardhshëm, rinovim nuk do të ketë dhe Napoli është i detyruar ta shesë në fund të këtij sezoni.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit