7.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Juventusi ka gati kontratën e re, dëshiron ta mbajë Ronaldon

Juventusi është duke përgatitur rinovimin e kontratës së Cristiano Ronaldos deri në vitin 2023, kur superylli i Zonjës së Vjetër do t’i mbushë 38 vjet.

Corriere dello Sport raporton se portugezi beson që ka edhe shumë për t’i dhënë futbollin, prandaj është i interesuar që ta zgjatë qëndrimin te kampioni i Italisë.

Ai ka mbajtur një takim me agjentin e tij Jorge Mendes dhe ia ka treguar planet. Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, është i njoftuar për qëndrimin e CR7 dhe është i gatshëm që t’ia ofrojë rinovimin e kontratës dhe zgjatjen e saj.

Kontrata e re pritet të nënshkruhet në pranverë, kur Juventusi do ta ketë më të qartë rrjedhën e sezonit aktual lidhur me titujt që mund t’i fitojë.

Në ndërkohë, Bianconerët pritet ta zyrtarizojnë 19-vjeçarin Dejan Kulusevski nga Parma duke menduar kështu për të ardhmen e skuadrës.

Më Shumë

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me...

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Lajmet e Fundit