Viti i Ri në Prizren, një i vetëplagosur me armë zjarri

Një person është vetëplagosur me armë zjarri në natën e Vitit të Ri në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj tha se i vetëplagosuri fillimisht ka deklaruar se është plagosur nga plumbi qorr.

“Pas hetimeve ka dalë që i dyshuari është vetëplagosur me armë zjarri”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”.
Sipas tij, gjatës festës së Vitit të Ri në Prizren është djegur edhe një shtëpi.

“Vetën këto dy raste janë shënuar”, tregon ai.

Osmanollaj vlerëson se në këtë qytet festa ka kaluar e qetë dhe pa incidente madhore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Subvencionet për kulturë në Prizren nxisin reagime, organizatat kërkojnë më shumë transparencë

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren ka shprehur së fundmi shqetësimin për mënyrën se si Komuna e Prizrenit po e trajton sektorin e...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit