Juventusi refuzon ofertën e Arsenalit për Leminan

Edhe gjiganti anglez është vënë pas shërbimeve të mesfushorit e Juventusit, Mario Lemina.

Arsene Ëenger ka piketuar edhe Mario Leminan si transferim ideal për të kompletuar mesfushën e tij, pasi ka bërë edhe një ofertë në drejtim të tij.

Megjithatë, sipas Calciomcercato, oferta prej 16 milionë euro për mesfushorin Mario Lemina, është refuzuar nga drejtuesit e Juventusit.

Kjo pasi, kampionët e Series A i kanë vënë një çmim prej 20 milionë euro 22-vjeçarit, i cili erdhi nga Marseille për tetë milionë në sezonin e kaluar.

Nuk është vetëm Arsenali pas shërbimeve të tij, pasi Lemina ka tërhequr interes edhe nga Schalke, Watford dhe Leicester City.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit