9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

“Juventusi do ta fitojë titullin”

Blaise Matuidi pret një luftë të fuqishme për titullin e Series A nga Napoli, por është shprehur i sigurt se Juventusi do ta fitojë atë.
Mesfushori francez i cili u transferua nga PSG te ‘Zonja e Vjetër’ gjatë verës, ka thënë se nuk është i befasuar nga forma e mirë e Napoli-t, pasi ata kanë një ekip shumë të fuqishëm.

“Nuk jam i befasuar me formën e Napoli-t, pasi ata po përmirësohen vazhdimisht. Është një sezonë i gjatë dhe jam i sigurt se Juventusi do ta fitojë titullin në fund”, ka thënë Matuidi.

30 vjeçari është shprehur i kënaqur me formën e tij në aventurën e re me skuadrën italiane, ku ka luajtur në 12 ndeshje deri më tani.

Më Shumë

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Ylli kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike, raporton PrizrenPress. Therandasit në një super finale në Tiranë, fituan...

Lajmet e Fundit