10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ka ndërruar jetë në moshën 29 vjeçare, aktori kanadez Jahmil French

Është ndarë nga jeta aktori i famshëm kanadezm Jahmil French.

Miku i tij, agjenti francez i “The Gersh Agency”, Gabrielle Kachman, ka thënë se pas vdekjes së papritur të aktorit nuk qëndron ndonjë detaj i cili do të ketë ndikuar në marrjen e jetës së tij.

“Me shumë dhimbje ju njoftoj për vdekjen e një miku dhe klienti të dashur Jahmil French” njoftoi  Kachman.

Kachman tutje tha se French ishte një person me pasion mbi profesionin e tij.

“Ai do të mbahet mend nga shumë për pasionin e tij për artet, përkushtimin e tij në zanatin dhe personalitetin e tij. Unë kërkoj që ju të mbani familjen dhe miqtë e tij në mendimet dhe lutjet tuaja në këtë kohë të vështirë”,  shtoi Gabrielle Kachman.

Mes të tjerash, aktori kanadez ka luajtur në rolin e Dave Turner në projektin filmik – Degrassi: The Next Generation.

The Next Generation i njohur edhe si Degrassi është një serial televiziv kanadez me dramë që përfshin tema të adoleshencës, i cili xhirohet në universitetin Degrassi.

Projekti u krijua nga Linda Schuyler dhe Kit Hood në vitin 1979.

Seria ndjek një ansambël të studentëve në shkollën imagjinare të Komunitetit të Degrassi-it të cilët përballen me sfida të ndryshme që shpesh shihen si tabu të tilla si seksi, shtatzënia në adoleshencë, ngacmimi, përdhunimi në takim, abuzimi i drogës, imazhi i trupit, homoseksualiteti, dhuna në familje, banda e dhuna, vetë-lëndimi, vetëvrasja, aborti, çrregullimet mendore, vdekja dhe shumë çështje të tjera.

Ndërsa, disa nga filmat e tjerë në të cilët French mori pjesë janë; Flashpoint, The Divide, Remedy, Incorporated, Let’s get physical dhe Soundtrack.

Albanianpost.com

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit