Ka nisur “SculpFest” në Prizren

Skulpturat e akullit, si karakteristikë e tri edicioneve të para, këtë vit vijnë me një koncept krejtësisht tjetër.

“Fillon me 20 mijë kube të akullta, me 20 mijë rrëfime të qytetarëve mbi kalldërmin e Prizrenit. Është një projekt krejtësisht bashkëkohor dhe promovon trashëgiminë kulturore, këtë pasuri që e kemi. Performanca do të shndërrohet në diçka shumë interaktive, ku me shkrirjen e 20 mijë kubeve të akullta, vizitorët do të fillojnë t’i shfletojnë dhe t’i lexojnë përjetimet e personave, që kanë shkruar mbi kalldërm”, tha Leotrim Fishekçiu, drejtor i “SculpFest”.

“SculpFest” ka mbledhur në këtë ekspozitë të përbashkët, e cila do të hapet më 2 Maj, artistë të ndryshëm ndërkombëtarë të artit bashkëkohor. Kurator i kësaj ekspozite, që do të vendoset 3 kate nën dhè, është Klod Dedja.

“Janë ftuar disa artistë ndërkombëtarë, të cilët patëm fatin t’i kemi të pranishëm me punë tejet specifike, ku thelbi i punëve të tyre është kontradita njerëzore, një dramacitet personal, e cila në një shkallë të gjëre, siç është Prizreni, merr një kontekst totalisht tjetër”, tha Klod Dedja, kurator.

Edicioni i katërt i “SculpFest” do të zgjasë nga 2 deri më 3 Maj. /KultPlus.com/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit