9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Ka oferta për meçin Joshua – Fury, por jo edhe negociata

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë pranuar oferta nga territore të huaja për të organizuar meçin për unifikim të titujve të botës në kategorinë e rëndë në boksin profesionist. Por negociatat nuk mund të zhvillohen ende, ka thënë promotori Eddie Hearn.

Joshua duhet që të mbrojë titujt në versionet IBF, WBA dhe WBO kundër Kubrat Pulevit, ndërsa Deontay Wilder e ka të drejtën e luftës së tretë ndaj Furyt, për titullin WBC.

“Negociatat nuk janë duke u zhvilluar”, ka thënë promotori i Joshuas, Hearn, për Sky Sports. “Ne kemi kontratë për të luftuar me Pulevin. Fury ka kontratë për të luftuar me Wilderin. Ekziston dëshira e fortë nga ana jonë dhe nga ana e Furyt për të shkuar direkt në luftë (mes Joshuas dhe Furyt). Por të dy palët kanë kontrata për meçe tjera”.

Ai ka thënë se negociatat mund të nisin vetën nëse bëhet e qartë që Wilder do të lëshojë rrugë e po ashtu edhe Pulev.

Sipas Hearnit, Arabia Saudite dhe dy shtete tjera kanë shprehur interesim për të organizuar ngjarjen e madhe të boksit.

Sipas tij fokusi tani është te kontratat e nënshkruar dhe më pas që fituesit të takohen në pranverë të vitit 2021.

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Drejtori i Spitalit të Prizrenit viziton Repartin e Hemodializës në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës

Në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Veshkës, drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka zhvilluar një vizitë...

Lajmet e Fundit