16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kabashi i Hasit, fshati me tyrben më të vjetër se 500 vjet

Ky fshati ka një tyrbe që është e shenjtë dhe e vizituar nga një numër i madh i banorëve anekënd Hasit e më gjerë. Tyrbja e Babës Imer ka më shumë se 500 vjet dhe vizitohet nga shumë vizitorë të vendeve të ndryshme

Këtyre ditëve banorët po përballen me përmbytje të mëdha

Fshati Kabash i Hasit (emri origjinal), është i populluar nga rreth 90 familje me rreth 900 banorë rezidentë dhe rreth 200 banorë në diasporë. Fshati, sipas dr. Fejzë Kabashit, është i shtrirë në mes fshatrave Lugishtë nga e djathta-në drejtim të Prizrenit dhe Kushnin nga e majta në drejtim të Gjakovës (Kushnini është kufiri mes Komunës së Prizrenit dhe Gjakovës, buzë Pashtrikut).

Fshati ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokës bujqësore dhe njëherësh edhe të asaj malore. Toka bujqësore punohet në masë jo të mjaftueshme dhe sa për nevoja personale familjare (por sikur të ketë subvencione të mjaftueshme mund edhe të ketë të ardhura edhe më të mëdha se familjare),një nga problemet kryesore të mosshfrytëzimit të tokës së mirë bujqësore janë vërshimet që shumicën e kohës gjatë vjeshtës-dimrit dhe pranverës së hershme ndodhin në fshat, si pasojë e mosrregullimit të shtratit të Lumit (Gurrës) së fshatit. Këtë të fundit vitin që po e lëmë pas Komuna ka shpenzuar disa dhjetëra mijëra euro për ta zgjeruar, por pasi nuk është përfunduar projekti ashtu si është kërkuar nga fshatarët, por ashtu si kanë menduar ekspertët komunalë -tani këtë vit vetëm sa ka filluar të keqësohet gjendja edhe më tepër dhe vetëm po shtohen hektarët e tokave që po i vërshon uji.

Bujqësia dhe blegtoria për nevoja familjare

Fshati ka burimin e ujit (Gurrën)që buron në fund të Pashtrikut, ku bashkohet fshati me Pashtrikun dhe përshkon fshatin përmes me një gjatësi rreth 1.6 km dhe nga edhe furnizohet fshati me ujë të pijshëm përmes sistemit të pompimit që menaxhohet nga kompania e Hidroregjionit jugor të Prizrenit. Një masë e konsideruar e familjeve mbajnë dhe zhvillojnë blegtorinë, por edhe këtë për nevoja të ngushta familjare. Në 20 vjetët e fundit mund të themi se familjet kanë filluar dukshëm të jenë me numër më të vogël, dhe jo si në të kaluarën kur familjet kishin nga 50 e më shumë anëtarë. Kjo ishte dikur karakteristikë e Hasit. Sa i përket natalitetit vërehet se nëse jo si në të kaluarën, ende është i kënaqshëm numri në rritje i banorëve. Të ardhurat kryesore të familjeve janë nga kurbeti, nga prindërit,bijtë e tyre që ushtrojnë zejen e bukëpjekësit anekënd Ballkanit dhe Evropës. Prandaj, edhe mund të themi se kjo zeje e Hasit është zeje e secilit hasjan.

Shkolla me 200 nxënës

Fshati ka shkollën fillore me 200 nxënës dhe me programin 9- vjeçar. Në fshatin Kabash vijojnë mësimin edhe fëmijët e një pjese të lagjes Morina-Kushnin, që janë më afër fshatit Kabash. Të vetmen pengesë që këta fëmijë të vijnë në shkollë e kanë nga vërshimet, kur mbulohet edhe rruga hyrëse në fshat. Niveli i arsimimit të banorëve nuk është i mirë,por vërehet se vitet e fundit ka ngritje të konsiderueshme të të rinjve që vijojnë shkollimin pasfillor dhe atij të mesëm. Fshati ka një Tyrbe që është e shenjtë dhe e vizituar nga numër i madh i banorëve anekënd Hasit e më gjerë-që quhet Tyrbja e Babës Imer dhe ka më shumë se 500 vjet… Për Tyrben kujdeset familja Kabashi, dhe që në kohët e fundit kjo familje ka edhe një prijës fetar me gradën e Dervishit dhe quhet Dervish Shefqet Kabashi.

Festimi i “Ditës së Majit”

Tyrbja e ka një ditë të caktuar, si dita e festimit të “Ditës së Majit”që është 14 Maji i çdo viti kalendarik. Në këtë ditë numër i konsiderueshëm i banorëve gjithandej vijnë dhe festojnë duke u mirëpritur nga prijësit-mirëmbajtësit e tyrbes edhe me ushqim të përgatitur pa kurrfarë kompensimi për të gjithë pjesëmarrësit. “Kjo tyrbe, edhe për shkak të besimit të këtyre banorëve, shëron shumë sëmundje, por atje shërim gjejnë edhe ata që besimin e kanë si në fat. Tyrbja shëron edhe ankthet dhe disa sëmundje të tjera”, tregon dr. Kabashi. Fshati është i njohur eshe për mikpritje. Për këtë flasin pleqtë e këtij fshati të bukur. Ndërsa për mikpritjen e fshatit Kabash flasin edhe ish-luftëtarët e lirisë, sepse aty këta kishin gjetur strehën gjatë tërë kohës së luftës për liri. Shkolla e fshatit quhet “Dëshmoret e Hasit” e kjo jep për të kuptuar se ky fshat i ka dhënë shumë gjak Kosovës, Ditën kur e vizituan fshatin atje takuam pleqtë Ymerin, Hasanin, Maliqin e të tjerë, që nga bregu shikonin vërshimet dhe me vete murmurisnin për dëmet që po u shkaktojnë përmbytjet, kurse verës nuk ka ujë as për hardhuca. Moti i ftohtë i ardhur nga Pashtriku, por në odat e Kabashit kishte sa të duash ngrohtësi dhe mikpritje, por nëse shiu atje vazhdon, ata druajnë se disa familje do të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali. Lajmi u bë i ditur...

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Lajmet e Fundit