9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Kabashi: Do t’i rritim grandet në sektorin e turizmit në Prizren

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga Prizreni, Lulzim Kabashi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7 ka deklaruar se nëse koalicioni AAK-PSD do të bëjë rritjen e subvencioneve në sektorin e turizmit në këtë qytet.

“Trashëgimia kulturore do të futet në shërbimin e turizmit, si degë e rëndësishme e ekonomisë” tha Kabashi duke shtuar se kjo do të bëhet “përmes subvencioneve me grande në sektorin e turizmit”.

Ai tutje shtoi se edhe bujqësia ka rol të rëndësishëm në planin ekonomik të AAK’së.

“Pika e parë është bujqësia. Pushteti i Aleancës, sa i përket zhvillimit ekonomik në Prizren pikë kryesore do ta ketë bujqësinë, kjo për shkak se qyteti ka kushte klimatike për bujqësi të zhvilluar” tha Kabashi.

Tutje ai shtoi se do të ketë rritje të grandeve në sektorin bujqësor.

“Fondi për grande do të rritet 100% në drithëra dhe 30% për kultivimin e rrushit” deklaroi Kabashi.

Sonte në Pressing flasin Lulzim Kabashi nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Ukaj i LDK’së, Shaqir Totaj i PDK’së, Zafir Berisha i NISMA-AKR dhe Arbër Rexhaj i Vetëvendosjes

Më Shumë

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

Lajmet e Fundit