5.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Kabashi garanton qeverisje të mirë

luuli grazhdanikNë vazhdën e takimeve elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit, kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, i shoqëruar nga kryetari i Degës së AAK-së Fatmir Kastrati dhe disa nga kandidatët për Asamblenë Komunale, është takuar me banorët e fshatit Grazhdanik dhe Nashec. Ata kanë  shpalosur  platformën  zgjedhore për qeverisjen e Prizrenit.
Kandidati Lulëzim Kabashi u zotua se gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar të qeverisjes së tij, secila familje në komunën e Prizrenit, do të ketë së paku një anëtar të punësuar.

“Hapja e vendeve të reja të punës, do të realizohet përmes zhvillimit ekonomik të vendit të bazuar në katër faktorë të rëndësishëm si: funksionalizimin e zonave industriale, investimet në bujqësi, investimet në turizëm dhe në sektorin e ndërtimtarisë:,  tha Kabashi.
Për  investimet në sektorin e bujqësisë foli Arsim Thaçi, i cili njëherit është edhe kandidat për Asamblenë Komunale nga ky koalicion. Ai tha se bujqësia është sektori më i mirë dhe më i lirë për të hapur vende të reja të punës.

Kurse kryetari i degës së AAK-së në Prizren Fatmir Kastrati para të pranishmëve në këtë takim tha: “Nga takimet që kemi mbajtur deri më tash me banorë të Komunës së Prizrenit, ku jemi njohur për së afërmi me problemet dhe hallet e tyre, jemi të bindur se kësaj here AAK-LDD, do të jetë koalicion fitues në komunën e Prizrenit “.
“Qëllimi jonë kryesor është që Lulzim Kabashi, kandidati jonë i përbashkët të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit”. Para banorëve të fshatit Grazhdanik dhe Nashec u prezantua edhe kandidati për Asamble Komunale, Pal Geci i cili kërkoi që në zgjedhjet e 3 nëntorit të votohet numri 62 ,  koalicionit AAK-LDD, “ Ky  koalicion është e vetmja alternativë për ndryshime në Prizren”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni, nikoqir i Kupës të Ligës së Parë te meshkujt dhe Kupës te femrat

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar zyrtarisht organizimin e dy ngjarjeve të mëdha në qytetin e Prizrenit, Final 8 –...

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe...

Lajmet e Fundit