5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kabineti ‘Mustafa’ duhet riformatuar

Liderët e dy partive politike në pushtet, PDK dhe LDK, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, dhe pse me marrëveshjen për koalicion kanë një pikë reference që i obligon ta formojnë grupin e punës për vlerësimin e punës së kabinetit qeveritar, edhe 8 muaj nga bashkëqeverisja e këtij koalicioni akoma nuk kemi një raport pune për Kuvendin, i cili do të zbardhte detajet e vlerësimit të punës për secilin dikaster qeveritar veç e veç.

Analistët politikë dhe opozita theksojnë se kjo “harresë” e partnerëve të koalicionit tregon më së miri se sa njerëz të përgatitur dhe të papërgjegjshëm janë vendosur në krye të institucioneve të shtetit, nëpër dikasteret ministrore të qeverisë së këtij koalicioni të dështuar në këta muajt e parë të qeverisjes së tij dhe për pasojë kemi ecjen drejt dështimit dhe shkatërrimit të imazhit të vendit, në opinionin e brendshëm publik edhe në opinionin e jashtëm, atë diplomatik, sepse në krye të institucioneve bashkëqeverisin liderët e korruptuar dhe klientelat e tyre oligarkike që e kanë uzurpuar shtetin.

Analisti politik Blerim Burjani thotë se duhet bërë evoluimin e punës së ministrave, pra vlerësimin e performancës së tyre, si dhe rishikimin e punës së Qeverisë.

“Duhet të ndodhin disa gjëra, e para duhet ndërruar shumicën e ministrave, sepse, përveç asaj që nuk kanë bërë asnjë ndryshim në ndonjë segment, një numër i vogël i ministrave ishin aktivë, por edhe ata nuk kanë ofruar ndryshime kualitative”, u shpreh ai./Kosova Sot/

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit