19 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Kadare: Letra e ish-mikut tim? Do e quaja budalla, por nuk dua t’i bëj favor

IsmailKadare6-30Një ngjarje që mbaron me qen” titullohet kapitulli i librit të ri të Ismail Kadaresë “Mëngjeset në kafe Rostand”, në të cilin shkrimtari i përgjigjet më në fund, letrës së hapur të Nasho Jorgaqit.

Në fakt, Kadare, nuk e përmend me emër, siç do ta lexoni në pjesën që po boton “Gazeta Shqiptare”, por mes radhëve, kuptohet se ky kapitull i kushtohet një sqarimi për këtë çështje. Në korrik, Jorgaqi botoi në “GSH”, një letër të hapur për Kadarenë.

Ai pretendonte se romani “Mjegullat e Tiranës” nuk ishte shkruar më 1958, por vitet e fundit, ndërsa shprehej i zhgënjyer pse shkrimtari i njohur e shihte romanin “Dashuria e Mimozës” të Jorgaqit si të “pavlerë”. E ndërsa letra e korrikut shkaktoi debat, vetë Kadare, nuk iu përgjigj, deri me daljen e librit të tij më të fundit me ese e shënime, ku argumenton datën e shkrimit dhe rrëfehet, pse nuk i ka besuar Jorgaqit, tregon porosinë e Drago Siliqit, dhe mes radhëve, duket se e etiketon Jorgaqin, si njeri të sigurimit…

“Një ngjarje që mbaron me qen”
Botimi i një krijimi të hershëm, një roman i kohës studenteske, i mbetur në dorëshkrim më shumë se gjysmë shekulli, ka ditë që po shkakton njëfarë zhurme në Tiranë. Zhurma, siç ndodh shpesh, është në thelb e kotë, për të mos thënë groteske, ngaqë e tillë është shtysa që e ka shkaktuar. Është letra e hapur e një letrari, ish-shok i vjetër i autorit, që shpall se ky roman nuk është i vitit 1958, siç ka dëshmuar autori i tij, në përgjegjësinë e tij të plotë morale, por i shkruar tani vonë. Një deklarim i botuesit që shpjegon qartë se zotëron dorëshkrimin, prej të cilit është nxjerrë teksti i shtypur, ridëshmon, ashtu si autori, të njëjtën gjë: datën e hershme. Natyrisht, bashkë me gatishmërinë për ekspertizën e tekstit. Mirëpo kjo nuk e pengon letërdërguesin ta botojë letrën.

Më Shumë

Balje: Kam shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe

Deputetja Duda Balje para seancës konstituive ta se ka shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe. Ajo gjithashtu u shpreh se...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Lajmet e Fundit