21.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Kadare merr çmimin “De Rada”

Kadare merr cmimin De RadaShkrimtari i njohur Ismail Kadare, është nderuar me çmimin “De Rada”, në edicionin e 17 të panairit të librit “Tirana 2014”. Ky çmim i është shkrimtarit të njohur shqiptar, nga ambasadori italian në vendin tonë, Massimo Gaiani.

Në fjalën e tij, Massino Gaiani, në momentin e dorëzimit të çmimit, teksa ka shprehur vlerësime për shkrimtarin Kadare, theksoi sot po bashkohen dy shkrimtarë shqiptarë të cilët kanë dhënë kontribut të paçmueshëm për vendin e tyre.

Ambasadori italian, tha se çmimi “De Rada” që ai e cilësoi si një nga vizionarët më të mëdhenj të Shqipërisë, i akordohet, shkrimtarit i cili nxorri në pah vlerat e shkrimtarit arbëresh.

“De Rada një shqiptar i madh nuk ka vënë kurrë këmbë në Shqipëri, por e mendonte më parë se do të ekzistonte dhe ishte një nga vizionarët më të mëdhenj të letërsisë për Shqipërinë. Ky vizionar i madh por është më tepër sinjifikative që i japim çmimin shkrimtarit i cili ka nxjerrë në pah vlerat e De Radës dhe që ka ndjekur veprat e tij. Është shumë gjë e bukur që ne sot bashkojmë këta dy shkrimtarë të mëdhenj, që kanë bërë shumë për vendin e tyre, për të përçuar marrëdhëniet e Shqipërisë përtej në vendet e tjera të Evropës”, theksoi në fjalën e tij Gaiani.

Ndërkohë nga ana e tij, shkrimtari i njohur Ismail Kadare, u shpreh se ndjehet i vlerësuar të marrë këtë çmim që mban emrin siç theksoi ai të poetit që e ndihmoi vendin kur ishte në muzgun e saj.

Kadare, vlerësoi edhe dhënien e këtij çmimi nga ambasadori i Italisë, vendit që siç tha ai e e mbajti në gjirin e saj. Në këtë kontekst, Kadare, nënvizoi se ky çmim, simbolizon rigjetjen e Shqipërisë, të programit të një Shqipërie Evropiane.

“Unë jam i gëzuar, i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të rilindjes shqiptare, poetit që e ndihmoi të rilindte rilindja, që e ndihmoi vendin kur ishte në muzgun e saj. Kam kënaqësinë të marr çmimin e këtij gjeniu, që riktheu orientimin evropian të letërsisë shqiptare, që ishte duke humbur. Kam kënaqësinë që krah meje është ambasadori i Italisë, vendi që e mbajti De Radën në gjirin e tij, vendit që iu dha mundësia të rigjente veten në letërsi, muzikë dhe gjithçka. Prandaj unë dua të shoh në mënyrë diçka simbolike të përbashkët, që e kishim humbur por e rigjetëm, programin e një Shqipërie të Evropës”, u shpreh Kadare.

Më Shumë

Balje: Zgjedhjet lokale e vendosin Kuvendin në çështje sekondare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, tha se nuk ka asnjë informacione për zhvillimet e reja dhe për të dalë nga kriza institucionale. Kliko...

Shejh Ibrahim Muçaj – Trashëgimtar i devotshëm i rrugës së Dervish Salihut

Shkruan: Besim MUHADRI Vepra dhe ndikimi i Dervish Salihut ( 1815-1895), nuk u ndërprenë me ndërrimin e jetës së tij. Përkundrazi, ato u jetësuan në...

Lajmet e Fundit