20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kadare për shpalljen e Nobelit në Letërsi: Nuk kam asnjë përjetim

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, e ka ndjekur ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel i ulur në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, me bashkëshorten dhe miqtë e tij.

I pyetur nga Euronews Albania nëse ishte zhgënjyer që përsëri nuk kishte mundur të fitonte këtë çmim, Kadare u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj përjetimi.

“Siç e shikoni, nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha”, tha Kadare.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Helena Kadare, u shpreh se shkrimtaren që fitoi Nobelin nuk e njohin, madje nuk e kanë dëgjuar edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Francë.

“Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo se jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, u shpreh shkrimtarja Helena Kadare.

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux e fitoi Çmimin Nobel në Letërsi.

Më Shumë

Ferma familjare në Suharekë: Punë pa ndalë dhe sfida të përditshme për mbi 100 krerë bagëti

Meraklinjtë e mbarështimit të gjedhëve në Komunën e Suharekës, si Avni Gashi, kanë arritur t`i përmirësojnë kushtet në stallat e bagëtive. Ky fermer kujdeset...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit