16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Kadri Veseli e Hajredin Kuçi në garë për kryetar Kuvendi

kadri veseli hajredin kuciNdonëse posti kryesor politik në vend, ai i Kryeministrit vazhdon të jetë i diskutueshëm se kujt do t’i takoj PDK-së apo LDK-së, në ndërkohë ka filluara gara në PDK se kush do ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se më nuk do të jetë në garë për kryetar të Kuvendit asnjëri nga dy kandidatët që PDK i kishte kandiduar më herët. Pra, as Agim Aliu e as Arsim Bajrami më nuk do të jenë në garë për pozitën e kryekuvendarit.

“Momentalisht si emra më të mundshëm po përmenden emri i nënkryetarit Hajredin Kuçi dhe i zëvendëskryetarit, Kadri Veseli. Mirëpo, asgjë nuk është definitive, sepse mund të ndodhë që të jetë edhe ndonjë kandidat i tretë dhe Veseli e Kuçi të jenë pjesë e ekzekutivit”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda PDK-së.

Në opinion po qarkullojnë informata se Kadri Veseli mund të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i ndonjë dikasteri të rëndësishëm, nëse këtë post do ta merrë LDK-ja.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi i ka thënë Gazetës Blic, se ende nuk janë duke diskutuar për poste.

Ndërkohë, deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta thërras seancën konstituive, porsa koalicioni LDK- PDK ta ketë emrin e kryetarit të Kuvendit.

Gazeta Blic para disa ditësh raportoi se me gjasë të mërkurën mund të thirret seanca konstituive e Kuvendit.

Vendi pas më shumë se pesë muajsh bllokadë, ku askush nga partitë parlamentare nuk pranonte të hynte në koalicion me PDK-në, ka arritur që të ketë një koalicion. Është partia e Isa Mustafës, LDK ajo e cila u largua nga Blloku dhe iu bashkua PDK-së.

Më Shumë

Nga Tetova në Prizren, Mustafai: Shoh vetëdijesim tek qytetarët për rëndësinë e votimit

Nga Tetova në Prizren, Jusuf Mustafai erdhi enkas për të votuar. Në një prononcim  Mustafai tha se, për dallim nga vitet paraprake, qytetarët janë më...

Tri ditë ende pa gjurmë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Halim Sopajt

Janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e Halim Ramadan Sopajt nga Janqishta e Malishevës, i raportuar i zhdukur tri ditë më parë. “Drejtoria Rajonale e...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit