-1.7 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Kaepernick po stërvitet për t’u kthyer në NFL pas gjashtë viteve larg fushave

Historia e ish lojtarit të San Francisco 49ers Colin Kaepernick në NFL ka qenë e suksesshme, e diskutueshme, e shkurtër dhe e hidhur, megjithatë, ekziston një mundësi që ai do të kthehet të luaj në NFL.

Sipas informacioneve nga gazetari i ESPN, Adam Schefter, Kaepernick ka qenë duke u stërvitur shumë për t’u rikthyer në një ekip të NFL në sezonin 2022 dhe veterani 34-vjeçar publikoi një video duke u stërvitur dhe duke treguar formën e tij të mirë fizike.

 

 

Kaepernick luajti për herë të fundit në NFL në sezonin e vitit 2016, ai ka qenë jashtë për gjashtë vjet pasi përfundoi kontratën e tij me 49ers.

Qendërmbrojtësi që humbi Super Boël XLVII me 49ers kundër Baltimore Ravens, shkaktoi polemika sepse ai ishte udhëheqësi i një sërë protestash në NFL kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë ndaj njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara duke u gjunjëzuar gjatë himnit të SHBA-ve.

Kaepernick ishte një nga sportistët e parë që kishte guximin të gjunjëzohej ndaj himnit të SHBA-ve, si protest ndaj racizmit dhe brutalitetit ndaj njerëzve me ngjyrë.

Ai kishte bërë një lloj revolucioni, të gjithë e kritikonin atë në vitin 2016, por të gjithë u solidarizuan me të pas vrasjes së George Floyd.

Qëndrimi i tij në vitin 2016 u kundërshtua nga pronarët e 32 ekipeve të NFL, gjë që bëri që askush të mos e merrte atë në ekip për sezonin 2017 pasi ai mori kritika nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump.

Që atëherë, Kaepernick i është përkushtuar të qenit një zëdhënës për luftën për të luftuar racizmin dhe në vitin 2020, komisioneri i NFL Roger Goodell tha publikisht se ai inkurajoi ekipet të nënshkruajnë “Kaep”, megjithatë, askush nuk është inkurajuar të nënshkruajë quarterback-un.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

LDK-ja në Prizren mobilizohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e shtabit zgjedhor, ku janë...

Aksidenti fatal në “Ibrahim Rugova”, njëri i lënduar rëndë transferohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy persona të...

Lajmet e Fundit