10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Kallëzim Penal ndaj kryetarit të Malishevës, Ragip Begajt

kallezimi_60661222 mësimdhënës dhe pesë punëtorë administrate të Qendrës së Kompetencës në Malishevë të larguar nga puna në muajin gusht, ngritën kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës Ragip Begajt dhe drejtorit të Arsimit Blerim Thaçit. Ata pretendojnë se nuk janë më pjesë e arsimit malishevas, ngase nuk janë pjesë e “Nismës për Kosovën”, partisë në pushtet në këtë komunë.

Në kallëzim penal mësimdhënësit pretendojnë se kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi kanë kryer keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe diskriminim.

Ata u larguan nga puna në muajin gusht dhe për pozitat e tyre u hap konkurs.

Besnik Gegaj, profesor i larguar nga Qendra e Kompetencës dhe përfaqësues i mësimdhënësve të larguar shpjegoi arsyet pse këta 27 persona nritën kalëzim penal ndaj dy zyrtarëve komunalë.

“Pas shumë përpjekjesh dhe sfidash të njëpasnjëshme për arritje të një marrëveshjeje të bazuar në ligj, ne profesorët ktheheshim pa përgjigje dhe atë të injoruar, njollosur dhe degraduar deri në atë masë sa që thirreshim të pakualifikuar’, shpjegoi Gegaj.

Ai tregoi se kallëzimi penal u bë pasi Drejtoria e Arsimit në Malishevë iu përgjigj ankesës së të larguarve nga procesi mësimor. Këtë përgjigje Gegaj e vlerësoi joserioze dhe ofenduese.

“Ngrisim kallëzimin penal kundër të parit të Komunës së Malishevës që lejoi dhe mbështeti këtë varg shkeljesh të njëpasnjëshme, për të mos e pësuar nxënësit, si e ardhmja e ndritshme e vendit dhe për t’i thënë që ‘ne nuk do t’ndalemi’ dhe do ta mbrojmë dinjitetin tone”, shtoi Gegaj.

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj tha për KALLXO.com se nuk ka dijeni për ndonjë kallëzim penal.

“Unë nuk e kam pa ende por këtu nuk ka bazë për kallëzim penal, për shkak se konkursi ka qenë i hapur dhe janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore”, tha Begaj.

Konkursin që u hap pas largimit nga puna të mësimdhënësve në Malishevë e përmendi edhe drejtori i Arsimit Blerim Thaçi.

“Kallëzimi penal nuk ka bazë dhe besoj që do të hedhet, pasi konkursi ka qenë publik dhe nuk ka pasur as një keqpërdorim në përzgjedhjen e mësimdhënësve”, tha Thaçi.

Të larguarit nga puna që nuk janë veç nga Qendra e Kompetencës pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur me anë të protestave, takimeve me kryetarin Begaj, diskutimeve në asamblenë komunale.

Kallëzimi penal është hapi i tyre i radhës.

Më Shumë

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale...

Lajmet e Fundit