Kallëzim tjetër penal ndaj Ramadan Mujës dhe një drejtori komunal

Policia e Kosovës ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit një kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe ish-drejtorit të Administratës, Minir Krasniqi, që aktualisht është kryetar i Degës së PDK-së, lidhur me dyshimin se kanë kryer dy vepra penale, shkruan sot Koha Ditore.

Muja dhe Krasniqi, të cilët vitin e kaluar ishin shpallur fajtor për shpërdorimin e detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore e Prizrenit, kësaj here dyshohen për lidhjen e kontratës së dëmshme dhe keqpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Prizren kanë konfirmuar pranimin e këtij kallëzimi penal.

“Prokuroria Themelore e Prizrenit ka pranuar një kallëzim penal ndaj Minir Krasniqit dhe Ramadan Mujës, madje për veprat penale lidhja e kontratës së dëmshme dhe keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, ka thënë prokurori Genc Nixha nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit