8.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Kamorra urdhëroi vrasjen e trefishtë në Tiranë

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen e trefishtë që tronditi Tiranën pak ditë më parë.

Tre persona u vranë të mërkurën e kaluar afër Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ngjarja e cila fillimisht u konsiderua si një gjakmarrje ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Siç raporton Panorama kodet e mafies italiane kanë prishur miqësinë mes Mentor Lufit dhe vrasësit Sulku.

Përplasjet e tyre nisën në Holandë pasi Lufi “zhduku” 20 kilogramë kokainë me vlerë më shumë se 1 milion dollarë.

Bosat e Kamorras i kërkuan të paguante 1 milion dollare Lufit ose do të vritej.

Pasi nuk iu përgjigj apelit të tyre Kamorra dërgoi Besnik Sulkun për të vrarë Lufin, të cilët në atë kohë ishin ende miq.

Lufit iu bë një atentat ku mbeti i plagosur por atentati u konsiderua i dështuar nga Kamorra.

Në shenjë hakmarrje Lufi vrau në 6 prill në Holandë Ilirjan Sulkun, vëllain e Besnikut.

Kamorra më pas dërgoi Letician në Tiranë i cili do mbikqyrte atentatin ndaj Lufit megjithëse u tha që Leticia ishte një vrasës me pagesë, ai në fakt është nipi i një prej bossave të Kamorras.

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Lajmet e Fundit