Kandidati i i VV-së, Rexhaj vizitoi fshatin Zymë

Arbere Rexhaj ne zymKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj ka vizituar banorët e fshatit Zym. Ai me banorët e këtij fshati është njoftuar me problemet e tyre.

Banorët e fshatit Zym janë detyruar të shpërngulen për shkak të mungesës të ujit të pijshëm, rrugët e prishura dhe mungesës së investimeve.Ata janë ankuar edhe për indiferencën që pushteti aktual ka treguar përballë trashigimisë kulturore.

Kandidati Rexhaj tha se mbrojtja institucionale e këtij fshati është e domosdoshme duke e pasur parasysh trashëgiminë kulturore, florën dhe faunën e pasur të saj.

“Është e papranueshme që në njërën anë banorët e Zymit të jenë ndër kontribuuesit më të mëdhenj të ekonomisë sonë lokale me remitanca, ndërsa në anën tjetër, pushteti lokal t’i ndëshkoj me mospërfillje të nevojave elementare e tyre. Ky raport duhet të ndryshoj urgjentisht”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit