-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Kante largohet nga Chelsea, zbulohet klubi i ardhshëm i francezit

Real Madrid dhe PSG pritet të kenë një “luftë të ashpër” në merkaton e ardhshme, pasi është mësuar se skuadra e Chelseat është e gatshme të lërë të largohet kampionin e botës me Francën, N’Golo Kante.

Të dy klubet do të nënshkruanin menjëherë me francezin 29-vjeçar, i cili vlerësohet si një nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në qarkullim në dekadën e fundit.Kante u bë një nga emrat më të njohur në Europë që kur filloi të luante me Leister, duke fituar titullin atje nën drejtimin e Ranierit.

Por Chelsea po mendon të ardhmen e tij duke parë moshën dhe faktin se në sezonin e fundit ka qenë shpeshherë i dëmtuar dhe jo në formën e duhur.Sipas mediave angleze, Zidan kërkon të formojë një grup me lojtarë francezë që njeh mirë dhe Kante do u bashkohej emrave si Pogba e Mbape, gjithmonë nëse klubi arrin t’i transferojë.

Por PSG me siguri nuk do të heqë dorë lehtë nga mesfushori gjithashtu, pasi e sheh atë si një investim shumë të rëndësishëm.

Fakti se ai është i rritur në Paris, bën francezët më optimistë se mund të bindin lojtarin t’u bashkohet në të ardhmen atyre.Kontrata e Kante me Chelsean përfundon në vitin 2023, por klubi anglez është gati të dëgjojë ofertat për të, pasi mendon se ato shuma mund t’i investojë për të siguruar një lojtar më të ri në moshë me perspektivë për të ardhmen.

Më Shumë

Vdes një 43-vjeçare nga Suhareka, policia: Dyshohet se konsumoi preparate kimike

Një grua 43-vjeçare nga Suhareka ka vdekur të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës...

Vërshime të mëdha në Suharekë, bllokohen disa rrugë

Me reshjet që kanë nisur që mbrëmjen e së premtes, disa zona në Suharekë janë përfshirë sërish nga vërshimet, duke vështirësuar qarkullimin rrugor. Kryetari i...

Lajmet e Fundit