7.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Kapen 25 mijë euro të padeklaruara në Morinë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vazhdim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Tauran”, me drejtues shtetasin A.A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  25 mijë euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ekonomike e financiare të DVP Kukës, kanë referuar materialet në prokurori dhe kanë nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, njofton “abcnews.al”.

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Lajmet e Fundit