Kapen me drogë pesë persona në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prizren, i ka arrestuar pesë persona të cilëve në veturë u është gjetur një sasi e vogël e substancave narkotike, transmeton PrizrenPress.

Pas arrestimit, personat e dyshuar janë intervistuar nga prokurori dhe janë liruar me procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar pesë te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë në peshë 2.39 gram. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit