Kapet me para të falsifikuara në Prizren

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi i janë gjetur para të falsifikuara, raporton PrizrenPress.

Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prizren.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 200 euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Lajmet e Fundit