14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

“Karabash Baba” në Prizren, me tri varre

Tyrbja vizitohet për fat dhe lumturi

Gjetja e varrit nuk ishte e vështirë për Fetahun

Ka shumë histori për Karabash Babën. Thuhet se si e ka një varr në Prizren, një në Stamboll dhe një tjetër në Bullgari. Sipas disa gojëdhënave ai ishte një njeri i mbërrimë, që kishte rënë dëshmor gjatë sundimit të perandorisë osmane.

“Karabash Baba” në Prizren është një festë pagane, që është trashëguar si shenjë e festës së fillimit të verës. Derisa historiku i “Karabash Babës” është në shumë variante, thuhet se ai ishte një njëri i mbërrimë. Një nga gojëdhënat më të pazakonta që tregoheshin nga pleqtë e këtij qyteti është edhe ajo e Karabash Babës dhe shqetësimit të tij në varrin ku prehej.

Vërtetësia e fillimit të tregimit mund të vihet në pikëpyetje, por ajo çka ka ndodhur më pas thuhet se është dëshmuar nga disa të tjerë dhe kështu tregimi është përhapur shpejtë në mesin e popullit dhe është treguar brez pas brezi. Ngjarja duhet të ketë ndodhur kah pjesa e fundit e shekullit XIX, atëherë kur Prizreni ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Një i ri prizrenas, i quajtur Fetah, i biri i Sylejmanit, që ishte lindur në vitin 1860, gjendej i burgosur në ishullin Malta. Familja e tij në Prizren, gruaja dhe fëmijët, bëheshin gati për të imigruar në brendësi të territoreve të Perandorisë Osmane, që tani njihet si Turqia.

Fetahu në burg ishte shumë i mërzitur rreth fatit të familjes së tij, të cilët nuk kishin asnjë haber për te, bile as nuk dinin nëse ky ishte i gjallë apo i vdekur. Kështu, një natë Fetahu i burgosur zgjohet nga gjumi pasi në ëndrrën e tij ishte paraqitur një njeri që veten e kishte prezantuar me emrin Karabash Baba. Karabash Baba, emër që përdoret në mesin e popullatës, i kishte treguar Fetahut se ai nuk ishte i qetë në varrin e tij në Prizren, sepse mu përmbi varrit gjendej një farkëtar, i cili vendin e rrahjes së hekurit e kishte mbi kërthizën e trupit të tij të pajetë. Dhe, çdo herë kur farkëtari rrihte hekurin, dëshmori Karabash Baba ndjente dhimbje në kërthizën e tij. Për këtë, ai i ofroi lirim nga burgu Fetahut po që se pas kthimit në Prizren ai (Fetahu) do ta zhvendoste varrin e tij në ndonjë vend tjetër./Kosova Sot/

Më Shumë

Osmani: Kosova tashmë është Republikë, e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

  Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 25-vjetorin e zhdukjes së tij. Ajo ka thënë se prej 25-vjetësh, emri i intelektualit e...

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit