22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Kastrati: Gruaja është shtylla e familjes dhe e kombit

Me aktivitete të ndryshme në Komunën e Malishevës është shënuar 8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke e vlerësuar si një ditë shumë të veçantë, ka thënë se “Gruaja është shtylla e familjes dhe e kombit, prandaj duhet të fuqizohet roli i gruas në shoqëri”.

Kryetari Kastrati, i shoqëruar edhe nënkryetari Krasniqi dhe kabineti qeveritar, fillimisht i kanë takuar gratë të cilat punojnë në administratën komunale dhe më pas edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë dhe me këtë rast, i kanë uruar me rastin e 8 Marsit.

“Ju shprehi mirënjohjen e veçantë për kontributin e juaj që e jepni në shoqëri dhe në familje, pasi ju jeni shtylla e familjes dhe e kombit. Uroj që të vijnë ditë më të mira për të gjithë, e veçanërisht uroj që gruaja, të jetë më e fuqizuar në të gjitha sferat e jetës”, ka thënë kryetari Kastrati.

Më pas, nën organizmin e zyrtares për barazi gjinore, Vera Bytyçi, bashkë me drejtoreshën e drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, shefen e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi dhe grupin joformal të grave asambliste, e kanë vizituar fabrikën e tekstilit në Kijevë, ku i kanë takuar gratë të cilat punojnë në këtë fabrikë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

Më Shumë

Ynem Berisha thyen rekorde, 12 trofe në 5 vite me KBF Bashkimin

Ynem Berisha është bërë një nga emrat më të suksesshëm në përgatitjen kondicionale të basketbollit kosovar, duke u konfirmuar si trajneri më i trofeshëm...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit