6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Katër dekada më e madhe, diva Sharon Stone në lidhje me reperin me dhëmbë floriri

Sharon Stone duket se ka një të dashur ‘të ri’, me kuptimin e plotë të fjalës. Aktorja 63-vjeçare e trilerit erotik ‘Basic Instinct’ raportohet se shoqërohet prej disa muajsh me reperin 25-vjeçar RMR.

Dyshja raportohet se kanë qenë së bashku për pushime dhe janë shfaqur në bare si Delilah e The Highlight Room në Los Angeles, edhe pse zyrtarisht nuk pranojnë të komentojnë mbi lidhjen.

Në një prej fotove të shpërndara në Instagram reperi i hedh gruas dorën në qafë ndërsa në një tjetër, Stone mban veshur nje nga maskat e famshme të fytyrës së reperit.

Megjithse Stone është disa dekada më e vjetër se RMR, burimet thonë se reperi beson se lidhja e tij është “moderne e interesante”.

“Ata po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë të dy në një frekuencë dhe miqësia e tyre është unike”, tha burimi për rrjetin Page Six.

RMR – emri i vërtetë i të cilit nuk njihet publikisht – mban gjithmonë maska skiatorësh në fytyrë për videot e tij.

Këngëtari nga Atlanta që tashmë jeton në Los Angeles u bë i famshëm me hitin ‘Rascal’ në vitin 2020 dhe pas kontratës me Warner Records publikoi albumin e tij ‘Drug Dealing’.

Ndërsa Sharon është një nga fytyrat më të njohura në botë pas gati 40 vitesh në “show-business”.

Dalin FOTOT/ Katër dekada më e madhe, diva Sharon Stone në lidhje

Mgid

Dalin FOTOT/ Katër dekada më e madhe, diva Sharon Stone në lidhje

Dalin FOTOT/ Katër dekada më e madhe, diva Sharon Stone në lidhje

Më Shumë

Prizreni mban mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së, nderohet sakrifica e familjes Jashari

Në përkujtim të Epopeja e UÇK-së, sot u mbajt Mbledhja Solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku u rikujtua se sakrifica e familjes Jashari,...

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Lajmet e Fundit