Deponon në bankë 500 euro të falsifikuara, policia nis hetimet

Të mërkurën në Malishevës, një person ka deponuar në bankë një monedhë të falsifikuar, në vlerë 500 euro.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka deponuar në bankë një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar, dhe rasti është në hetime./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit