22.5 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Katër ditë afat për marrëveshje mes Shyhretes dhe kunatit

Shyhrete Berishës, suharek(E plotësuar) Gjykata Themelore në Suharekë i ka dhënë katër ditë afat Shyhrete Berishës dhe kunatit të saj, Xhelal Berishës, që të përpiqen për gjetjen e një marrëveshjeje rreth pronës të cilën e para pretendon se i është mohuar nga familja e burrit.

Të dy palët, bashkë me avokatët e tyre, do të ulen sot për të biseduar për një marrëveshje ndërsa një rezultat eventual nga këto bisedime duhet t’ia komunikojnë gjykatës deri të enjten.

Në rast se bisedimet dështojnë, gjykata ka caktuar seancën tjetër për 9 dhjetor.

Ideja për një marrëveshje erdhi pasi gjyqtari i çështjes, Shaban Zeqiraj, i pyeti palët se a janë të gatshëm të arrijnë ndonjë marrëveshje.

Avokatja i Xhelal Berishës, Shemsie Sheholli, tha se “ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje” dhe kërkoi një afat që palët të bisedojnë mes vete.

Edhe Shyhrete Berisha u pajtua me këtë propozim.

Por pas seancës, në një deklaratë për KALLXO.com ajo u shpreh skeptike se do të mund të arrihet një marrëveshje.

“Nuk besoj se do të arrihet marrëveshje për shkak se nëse kanë dashur që të arrihet marrëveshje, ajo do të arrihej qe 15 vjet e jo me mu mbyll dyert e shtëpisë menjëherë pas luftës”, tha Shyhrete Berisha.

Sado që nuk beson në marrëveshje, ajo tha se nuk do të ndalet dhe do t’i ndjekë të gjitha rrugët e drejtësisë për ta marrë atë që thotë se i takon.

Ndërsa avokati i Shyhrete Berishës shpreson në një rezultat nga këto biseda.

“Ne shpresojmë që do të arrihet një marrëveshje për hir të situatës dhe gjendjes ekzistuese të Shyhretes”, tha ai.

“Më e mirë është një marrëveshje se sa 100 aktgjykime të mira”, tha ai.

Seanca e sotme ka filluar pak me vonesë, pasi që avokatja e Xhelal Berishës është vonuar rreth 20 minuta.

Ndërsa Xhelal Berisha, pas seancës u duk më i shtensionuar se sa kur erdhi në sallën e gjykimit.

“Ne jemi të gatshëm t’ia japim shtëpinë dhe kurrë nuk e ka pasë derën mshelë. Por ajo është duke jetu në Gjermani dhe për këtë arsye nuk ka ardhur në shtëpi”, tha Xhelal Berisha.

Por Shyhretja nuk u beson fjalëve të tij.

“Me pas qenë të gatshëm të ma japin shtëpinë, nuk kishim qenë të detyruar që me ndjekë rrugë gjyqësore qe 15 vjet”. /Kallxo.com/

 

Shyhrete Berisha nga Suhareka, sot para gjykatës në kërkim të pronës

Shyhrete Berisha nga Suhareka, e cila humbi familjen gjatë luftës në Kosovë, do të dalë sot para gjykatës në kërkim të pronës e cila po i mohohet nga familja e burrit.

Gazetari i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes raporton se ajo tashmë ka arritur në sallën e gjykimit e heshtur dhe po pret fillimin e seancës, ndërsa raportohet se avokatët e kunatit të saj, Xhelal Berishës, nuk kanë ardhur ende në sallë.

Paraprakisht, në sallë ka hyrë Xhelal Berisha i nervozuar, me stres.

Ai ka fyer mediat dhe ka kërkuar largimin e tyre nga salla, ndërsa ka reaguar sigurimi.

Më Shumë

Nesër në Rahovec kujtohet poeti Xhevdet Bajraj

Nesër, më 22 qershor, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kodrën e Gradishit, afër fshatit Xërxë të komunës së Rahovecit, do të mbahet ora...

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Lajmet e Fundit