17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Katër muaj nga fitorja e Thaçit

Hashim Thaci ne fushatNesër, saktësisht bëhen katër muaj që kur Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës, i fituan zgjedhjet e përgjithshme për të tretën herë me radhë.

Mirëpo, kjo fitore e Thaçit duket se mbeti në gjysmë. Madje, PDK-së e Thaçit festimi i fitores nuk u zgjati me shumë se 24 orë. Për këtë u përkujdesën partitë që deri atë kohë ishin opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me Nismën, e cila doli nga PDK, që të arrijnë një marrëveshje, e që deri më tani doli të jetë edhe bllokuese që Thaçi të mos mund ta formoj qeverinë.

Pa kaluar as 48 orë nga mbyllja e kutive të votimit, liderët e këtyre tre partive, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj arrijnë të nënshkruajnë një marrëveshje për të bashkëqeverisur në katër vitet e ardhshme, e cila duket se e zuri në befasi PDK-në dhe Hashim Thaçin.

Si u zunë në befasi Thaçi e PDK?

Madje, siç merr vesh Gazeta Blic, Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ishte i relaksuar pas fitores, dhe po i diskutonte me njerëzit e tij më të afërt se kujt prej partive politike t’i bëjë ofertë dhe çka t’u u ofroj për bashkëqeverisje.

“Marrëveshja LDK- AAK- Nisma na ka zënë të gjithëve në PDK në befasi”, i ka thënë Gazetës Blic një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti.

Tashmë nuk është sekret që vetëm disa çaste para nënshkrimit të marrëveshjes së treshes, ishte Thaçi ai që secilin prej tyre, Mustafën, Haradinajn dhe Limajn i kishte telefonuar dhe lutur që të mos e nënshkruanin marrëveshjen dhe se ai do të ishte i hapur për çdo “opcion”.

Sidoqoftë, tash e katër muaj, që prej se kanë përfunduar zgjedhjet dhe që është nënshkruar marrëveshja LDK- AAK- Nisma, drejtuesit e PDK-së, insistojnë që atyre u takon pushteti, si partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet me mbi 30 për qind.

I dyti i PDK-së, Hajredin Kuçi vetëm një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes LDK- AAK- Nisma, në një intervistë i kishte thënë Gazetës Blic se kjo marrëveshje është një eufori pas zgjedhore. Ai ishte shprehur i bindur se Blloku do të thyhet me kalimin e kohës. Mirëpo, as pas katër muajsh një gjë e tillë nuk ndodhi.

Edhe Adem Grabovci e ka pranuar se PDK nuk e kishte pritur, madje as nuk e kishte menduar që pas përfundimit të zgjedhjeve edhe pse do të dalë partia e parë të mos ketë asnjë partner për bashkëqeverisje. “Askush nuk e ka pritur sjelljen e tillë të atyre partive politike, të cilët jo vetëm që e kanë bllokuar veten, por e kanë bllokuar edhe vendin”, ka thënë Grabovci për Gazetën Blic.
Në anën tjetër, koalicionit LDK- AAK- Nisma, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku vetëm PDK-së i njihet e drejta për kryetar të Kuvendit, i bashkohet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, duke e përforcuar edhe më shumë Bllokun.

Analistët politik, vlerësuan se sado që PDK po mundohet që të përçajë Bllokun, ata edhe më shumë po forcohen.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili u vlerësua nga shumë njohës të së drejtës Kushtetuese si kontravers, duket se e ka thelluar edhe më shumë krizën politike.

Kur as Jahjaga nuk bën punë

As ndërhyrja e presidentes Atifete Jahjaga nuk po mund që të tejkaloj ngërçin politik. Madje, as takimet që ajo sot i ka zhvilluar me liderët e partive politike nuk ka dhënë shpresa se mund të dilet nga kjo situatë. Krejt çka ka bërë ajo pas këtij takimi, është alarmimi i saj për këtë gjendje në të cilën ndodhet vendi.

Derisa çdo ditë e më shumë po zvarritet krijimi i institucioneve dhe thellimi i krizës politike, ka filluar të humb edhe durimi i liderëve. Sot, edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi edhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, të dy këta të nominuar nga dy blloqet politike për kryeministër, kanë folur me një gjuhë shumë të ashpër dhe kanë shprehur shenja nervozizmi.

Dhe tani katër muaj pas zgjedhjeve, shtrohet pyetja e famshme, që Hashim Thaçi e përdorte në zgjedhjet lokale, edhe…?

Adem Grabovci ka thënë se e vetmja mundësi që vendi të dalë nga kriza politike është respektimi i Kushtetutës, i ligjeve dhe i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Që duket se jo vetëm analistët politik, por as partitë politike deri më tani nuk kanë përgjigje për t’i dhënë. Ndoshta, ndërhyrja ndërkombëtare mund të kryente punë për tejkalimin e kësaj situate. Ose, do të vinte në shprehje edhe opsioni i fundit, që mund të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme…/Gazeta Blic/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim edhe për katër të arrestuar lidhur me laboratorin e drogës

Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë –...

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14). Tani seria barazohet në 1:1, raporton PrizrenPress. Vendasit...

Lajmet e Fundit