Katër të armatosur ngarkojnë bankomatin në një veturë në Prizren

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se përmes kamerave të sigurisë ka parë katër persona të maskuar dhe të armatosur, duke e ngarkuar bankomatin e një banke në veturë.

Policia ka gjetur bankomatin, i cili ishte hedhur në skaj të një rruge në Prizren.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit