9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Katër të vdekur dhe 717 qytetarë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se katër persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe 717 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1355 doza të vaksinës kundër COVID-19 derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 91,372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 2370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201,015.  Në total numri i rasteve aktive është 16,849.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Lajmet e Fundit