9.6 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

KDI: Kryetarët e komunave, jo transparent në publikimin e vendimeve të tyre

Vendimmarrja e kryetarëve të komunave vazhdon të jetë jo transparente. Baza ligjore që rregullonte transparencën në nivel lokal përjashtonte në mënyrë absolute transparencën dhe vendimmarrjen e kryetarëve të komunave. Ky boshllëk ligjor ka bërë që kryetarët e komunave t’i ikin përgjegjësisë dhe llogaridhënies për vendimet e tyre në raport me publikun, thuhet në një njoftim nga KDI.

Amandamentimet e fundit në Udhëzimin Administrativ për transparencë komunale 01/2015 nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) i hyrë në fuqi nga janari i vitit 2016, në mënyrë decidive obligojnë kryetarët e komunave që t’i publikojnë vendimet e tyre edhe në ueb faqen zyrtare të Komunave, transmeton Indeksonline.

Sic thuhet në njoftim, pavarësisht këtyre ndryshimeve të rëndësishme, 8 nga 11 kryetarët e komunave në të cilat KDI monitoron institucionet lokale (Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Graçanicë, Deçan, Dragash dhe Mamushë) vazhdojnë të mos u përmbahen këtyre parimeve bazë të qeverisjes llogaridhënëse. Të përgjegjshëm në këtë drejtim janë treguar vetëm kryetarët e komunave të Prizrenit, Prishtinës dhe Rahovecit, të cilët kanë publikuar vendimet e tyre për periudhën janar – maj 2016. Megjithatë, duke marrë parasysh karakterin e vendimeve të kryetarëve të komunave të cilët kanë karakter administrativ dhe hynë në fuqi menjëherë, edhe kryetarët të cilët kanë filluar në publikimin e vendimeve kanë vonesa të konsiderueshme.

Si të zgjedhur të drejtpërdrejtë nga qytetarët, kryetarët e komunave duhet të jenë shumë më të hapur dhe më llogaridhënës në bërjen publike të vendimeve të tyre. Artikulimi publik i këtyre vendimeve që prekin direkt jetën e qytetarëve, përveç që i kontribuon qeverisjes së mirë, ndihmon në promovimin e vetë punës së kryetarëve.

KDI-vendimi i kryetareve te komunave

KDI kërkon nga Kryetarët e Komunave të bëjnë publike vendimet e tyre konform përgjegjësive me legjislacionin aktual. Për më tepër, kërkon nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) të ushtrojë autoritetin e saj drejt krerëve të komunave në përmbushjen e obligimeve ligjore, e me këtë publikimin e vendimeve të tyre në ueb faqet zyrtare.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që nga janari i vitit 2016 ka filluar zbatimin e projektit në 11 komunat e Kosovës. Projekti ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale në nivel lokal me theks të veçantë rritjen e transparencës së shpenzimeve financiare të komunave dhe hapjen e këtyre të dhënave karshi publikut të gjerë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

Sot varroset Mentor Zmajlaj, 30-vjeçari nga Suhareka i cili vdiq tragjikisht në një aksident në Bresje.   Sipas njoftimit të familjarëve të të ndjerit, varrimi do...

Konflikti në Korishë nuk ka lidhje me zgjedhjet

Incidenti në Korishë mes dy vëzhguesve zgjedhorë  nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Sipas raportimeve nga terreni, konflikti ka qenë vetëm verbal dhe nuk ka...

Lajmet e Fundit